Sekretari Amerikan i Shtetit Mike Pompeo ka përgëzuar Olta Xhaçkën në postin e ri si Ministre e Punëve të Jashtme. Pompeo thotë se Xhaçka ka qenë një partnere e fortë në drejtimin e dikasterit të Mbrojtjes ndërsa shton se shpreson të punojë me të për të zgjeruar lidhjet SHBA-Shqipëri teksa kjo e fundit shkon drejt Bashkimit Europian.
“Me kënaqësi të dëgjoj njoftimin e Olta Xhacka si Ministrja e re e Jashtme e Shqipërisë. Ajo ka qenë një partnere e fortë në rolin e saj të mëparshëm si Ministre e Mbrojtjes dhe ne shpresojmë të punojmë me të për të zgjeruar lidhjet SHBA-Shqipëri ndërsa Shqipëria shkon drejt BE”, shkruan Pompeo.
Një ditë më parë kreu i qeverisë Edi Rama njoftoi dorëheqjen e Gent Cakaj si ministër në detyrë për Punët e Jashtme dhe rrjedhimisht edhe vetë largimin e tij nga ky post për t’i lënë vendin Xhaçkës. Kjo e fundit u zëvendësua në ministrinë e Mbrojtjes nga Niko Peleshi.
Pleased to hear the announcement of Olta Xhacka as the new Foreign Minister of Albania. She has been a strong partner in her previous role as Minister of Defense, and we look forward to working with her to expand U.S.-Albania ties as Albania moves toward the EU.
— Secretary Pompeo (@SecPompeo) December 30, 2020
Diskutime rreth kësaj post