Situata kaotike e krijuar prej ditësh në pikën Kufitare të Kakavijës bënë që të vihej në lëvizje ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka dhe të udhëtonte drejt kufirit shqiptaro-grek.
Ministrja ishte e shoqëruar efektivë të Batalionit të Mbështetjes Rajonale të FA, ndërsa dërguan një automjet të posaçëm për të shpërndarë 10 mijë litra ujë për shqiptarët që po presin në radhë prej tre ditësh për të kaluar drejt shtetit grek.
Në një deklaratë për mediat, lidhur me situatën kaotike Xhaçka tha se ministritë e jashtme të dy vendeve janë duke zhvilluar bisedime intensive.
Ministrja theksoi se do të bëjnë të pamundurën për të lehtësuar situatën.
“Kjo është një nga temat e bisedimeve shumë intensive që po zhvillojnë ministritë tona të jashtme. Ajo që po bëjmë ne këtu përmes emergjencave civile dhe angazhimeve të qeverisë ti vijnë në ndihmë të gjithë qytetarëve me të gjitha nevojat që kanë për të mos i rrezikuar më tej. Kjo është një situatë që është krijuar me vullnetin e lirë të gjithë udhëtarëve. Ne do bëjmë maksimumin për ta lehtësuar këtë situatë. Po e theksoj jemi në bisedime shumë intensive edhe për të shtyrë orarin edhe për të rritur kapacitete”, u shpreh ministrja Xhaçka.
Diskutime rreth kësaj post