Ish Ministri i Informacionit në qeverinë e Milosheviçit, me të cilin Europa vazhdon të negocjoje duke e trajtuar atë si partner potencial të tyre, edhe për kundër faktit se Vuçiç ka treguar aleance të hapur me Rusinë, vahzdon të mbetet i preferuari i serbëve, me një triumf historik në zgjedhjet e parakohshme.
Ky është edhe një sinjal tjetër se Serbia si elektorat nuk është ndarë me të kaluarën fashiste të Slobodan Miloseviçit, dhe bashkëpunëtorëve të tij.
Partia Progresive Serbe (SNS), e kryeministrit Aleksandar Vuçiç fitoi dje zgjedhjet e parakohshme me një rezultat bindës duke marrë mbi 52 për qind të votave, sipas rezultateve paraprake.
Vlen të përmendet rezultati i dobët i Partisë Demokrate që nuk ka arritur të marrë përqindjen e domosdoshme për t’u futur në parlament, që ishte pesë për qind, ndërkohë rritja e vazhdueshme e partive ultra nacionaliste, ku partia e Sheshel arrin ti marrë 7% të votave dhe do të jetë njëra prej zërave opozitare në parlament.
Zërat në Kosovë dhe Shqipëri, nga organizata të ndryshme dhe lëvizje politike bëjnë me dije se shqiptarët në Ballkan, kanë nevojë për një mobilizim të gjerë kombëtar, në mënyrë që ti përgjigjen drejtpërdrejtë synimeve hegjemoniste të shteteve fqinje.
Diskutime rreth kësaj post