Pak orë para se të nisë “prime” i Big Brother Vip në shtëpinë e madhe ka mbërritur një zarf i kuq.
Ka qenë Elvisi ai që e ka sjellë nga dhoma e rrëfimit. Banorët kanë qenë shumë kuriozë për të parë se çfarë ka zarfi, por Vëllai i Madh ka njoftuar se zarfi do të hapet gjatë “prime-it” të sotëm.
Zarfi ka bërë që banorët të panikohen e të nisin dyshimet se çfarë përmban ai. Kujtojmë që mbremja e sotme për BBV do të jetë e zjarrtë për shkak të nominimit të fortë ku Kiara dh Olta janë “kokë më kokë” në garë, prej të cilave njëra do të lëjë shtëpinë sonte.