Martesa e parë e Will Smith ishte me aktoren Sheree Zampino, në vitin 1992.
Dhe për herë të parë aktori 50-vjeçar zbulon se, qau në mënyrë të pakontrollueshme në tualetin e një restoranti, pasi kuptoi se ishte martuar me gruan e gabuar.
“Ishte një nga emocionet më të çuditshme që kam pasur ndonjëherë. Ishim në restorant dhe më kujtohet që u ngrita nga darka, kur kuptova se nuk isha me personin që duhet të isha. Shkova në tualet dhe nisa të qaja. U ula në tualet dhe nisa të qaja në mënyrë të pakontrolluar dhe të qeshja. E dija që Jada ishte gruaja me të cilën duhet të isha, por nuk do të divorcohesha kurrë”, tha Smith gjatë emisonit “Red Table Talk”.
Prej vitesh, Will kishte qëllime të niste një lidhje me Jada Pinkett Smith.
“Kam diçka, e kuptoj kur shikoj një person nëse marrëdhënia jonë mund të jetë premtuese. Kur e pashë Jada-n në “A Different World”, e dija që ishte diçka në energjinë tonë që do të ishte magjike”, shprehet aktori.
Smith dhe Jada u takuan vite më pas te një festë e miqve të përbashkët.
Ai tregon se nuk patën lidhje gjatë kohës që ai ishte i martuar.
Ai u divorcua nga ish-gruaja ditën e Shën Valentinit në 1995-n.
Will dhe Jada u martuan në 1997-n dhe kanë dy fëmijë, Jaden, 20 vjeç Willow, 17 vjeç.
Foto:
Diskutime rreth kësaj post