Sekretarja e Brendshme britanike, Amber Rudd është kundër privatësisë që aplikacioni Whats App sigurom për klientët, sepse kjo përdoret nga terroristët për të kryer akte terroriste.
Ajo u shpreh se nuk ka pse duhet të ekzistojë ndonjë vend ku terroristët të mund të fshihen, ndërsa ka kërkuar gjithashtu që shërbimet sekrete të kenë qasje në shërbimet ‘sekretive’ të mesazheve.
Deklarata vjen pasi u mësua se terroristi Khalid Masood, autor i sulmit të së mërkurës ndaj Parlamentit britanik, ka komunikuar përmes aplikacionit “WhatsApp” dy minuta përpara sulmit në “Westminster” që shkaktoi 4 viktima.
Policia ende nuk mundet të dëshifrojnë mesazhet e tij, për shkak të opsionit për kodimin e tyre nga dërguesi te marrësi.
Por udhëheqësi laburist, Jeremy Corbyn thotë se tashmë ekziston një balancë mes “të drejtës për të ditur” dhe “të drejtës për privatësi”. Amber Rudd nuk e pranon këtë dhe thotë se do t’u kërkojë firmave teknologjike të punojnë bashkë me shërbimet sekrete kur të takohet me ta gjatë kësaj jave.
Diskutime rreth kësaj post