Lëvizjen e parë kundër amerikanëve, ish-kryeministri Berisha e ka dhënë me shfaqjen e ambicies për të drejtuar sërish Partinë Demokratike, ndërkohë që sikur të mos mjaftonte kjo, ai ka vënë në lëvizje edhe Federatën Pan-Shqiptare të Amerikës “Vatra”, e cila tashmë po lobon për të mbrojtur figurën e tij në SHBA.
Kjo organizatë ka publikuar dje një deklaratë të gjatë, ku shprehet se akuzuat e ngritura nga Departamenti Amerikan i Shtetit në adresë të ish-kryeministrit Sali Berisha i kanë shqetësuar tej mase.
Shkrimin, Berisha e ka publikuar sot në rrjetin social Facebook. Por kjo deklaratë është pasuar nga reagime të ashpra të qytetarëve, të cilët nuk e kanë kursyer Sali Berishën edhe pse në faqen e tij të rrjetit social. Ata shprehen se pas kësaj qëndron vetë Sali Berisha.
Diskutime rreth kësaj post