Presidenti serb Aleksandar Vuçiq, gjatë një interviste dhënë për mediat serbe ka deklaruar se qytetarët e Serbisë, përkatësisht serbët duhet të pyesin se çfarë dëshirojnë nga vendi i tyre dhe si duhen bërë gjërat nëse nuk dëshirojnë të qajnë me fatin e tyre.
Ai edhe kësaj radhe nuk e la pa e përmendur Kosovën, duke theksuar se është pengesë dhe se ka presione nga jashtë, transmeton Telegrafi.
“Evropa po na kërkon ta njohim pavarësinë e Kosovën, mos ta gënjejmë veten se nuk është e saktë, në thelb po kërkohet një gjë e tillë”, tha presidenti serb.
Çdo paraqitje që presidenti serb e bën në ndonjë televizion që kryesisht shfaqet në ato që ai i financon, tenton të paraqesë një lloj hutie dhe se kinse vendit të tij po i bëhet “padrejtësi”.
Madje edhe kritikat nga OSBE-ja dhe vendet perëndimore për parregullsi në zgjedhjet e fundit në Serbi i ka cilësuar si të pavërteta, duke thënë se nuk do të lejojnë të tjerët t’ju tregojnë çfarë të bëjnë. /Telegrafi/
Diskutime rreth kësaj post