Shefja e Politikës së Jashtme dhe e Sigurisë së Bashkimit Europian, Federica Mogherini, ka folur të enjten në telefon me kryeministrin serb Aleksandar Vuçiq, për implementimin e marrëveshjeve që kanë dalë nga dialogu Prishtinë-Beograd.
“Ata janë pajtuar në nevojën e implementimit të shpejtë të të gjitha marrëveshjeve të arritura, në të mirë të popullit”, thuhet në një deklaratë të Shërbimit të Jashtëm të Bashkimit Europian, transmeton Klan Kosova.
Ndërsa, Qeveria e Serbisë në një deklaratë drejtuar mediave raporton Tanjug, transmeton Klan Kosova, ka thënë se Vuçiq dhe Mogherini kanë rënë dakord që implementimi i marrëveshjeve të Brukselit është kushti bazik për vazhdimin e dialogut në çështje të tjera të rëndësishme.
Diskutime rreth kësaj post