Aleksandër Vuçiç, reagoi ndaj deklaratës së kryeministri Edi Rama se çdo sulm ndaj Kosovës është dhe sulm ndaj Shqipërisë, duke thënë se ajo ishte “rrëqethëse”.
Presidenti i Serbisë, nënvizoi më tej se ushtria serbe nuk do të sulmojë askënd.
“Dëgjuam nga një shtet fqinj se nëse dikush do ta sulmonte Kosovën, edhe pse nuk e di kush do ta bënte këtë, Shqipëria nuk do ta lejonte. Pas një deklarate kaq të tmerrshme, u dëgjua vetëm një heshtje e madhe, aq e fortë ishte sa u bë e pakëndshme”, nënvizoi Vuçiç.
Më tej pretendoi se nëse do të kishte reaguar me kërcënim do ta kishin mallkuar dhe ofenduar nga e gjithë bota.
Diskutime rreth kësaj post