Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç ka shënuar sot 10 vjetorin e themelimit të partisë së tij (SNS). Vuçiç e ka përmendur sërish çështjen e Kosovës gjatë tubimit partiak, duke theksuar se vazhdon të mbetet më problematikja.
“Kur është fjala për Kosovën, ajo është më e vështira e problemeve tona, unë do të flasë për atë që nuk ju pëlqen por do ta them vetëm të vërtetën. Nga fjalët e ëmbla të paraardhësve tanë kemi pasur vetëm veprime dhe pasoja të tmerrshme. Më mirë fjalët të jenë të vështira por fëmijët tanë të kenë një të ardhme”- është shprehur Vuçiç, transmeton lajmi.net.
Sipas presidentit serb, ai do vazhdojë të merret me zgjidhjen e këtij problemi.
“Ata që mendojnë se do të marrin gjithçka le ta dinë se kjo nuk do të ndodhë kurrë. Nuk ka asnjë presion që na bën të heqim dorë nga interesat jetësore”, ka theksuar presidenti serb.
Ai ka shtuar se do të bëjnë një kompromis për Kosovën por duke mos lejuar që Serbia të mposhtet.
Po ashtu, Vuçiç ka deklaruar se Serbia është drejt rrugës evropiane mirëpo ka theksuar se nuk do të heqë dorë nga Kina dhe Federata Ruse.
Diskutime rreth kësaj post