Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç në konferencën e përbashkët me kryeministrin Edi Rama u shpreh qartë se ideja e Open Ballkan duhet të vazhdojë dhe se ky projekt ka sjellë përfitime për qytetarët.
Në konferencë nuk mbeti pa përmendur edhe çështja e tensioneve në Kosovë dhe sa i përket zgjidhjes së përplasjeve presidenti u shpreh se do t’i diskutojnë gjatë mbrëmjes.
“Për Ballkanin e Hapur nuk do kemi diskutime të lehta, por të frytshme. Solli përfitime shumë të frytshme për qytetarët tanë. Folëm për pikëpamjet tona të ndryshme për Kosovën. Dallimet tona si do zgjidhen problemet do ta lemë për ne dhe do e diskutojmë gjatë mbrëmjes. Pavarësisht pikëpamjeve të ndryshme Serbia do vijojë përpjekje për marrëdhënie te mira me Shqipërinë.
E njoh planin e shtensionimit përmendësh… është tërheqja e kryetarëve të bashkive, po sa i takon Serbia i ka realizuar nga ana e saj. Duam paqe dhe për këtë punojmë çdo ditë. E di që në Tiranë e shohin Serbinë të keqe. Situata është e vështirë këtu. Ajo që na mbetet është të bëjmë gjithçka për paqen.
Nuk kam pasur asnjë problem të takoj Albin Kurtin. Nuk e kam parë propozimin e Edi Ramës për asociacionin e komunave serbë në Kosove.
Plani franko gjerman i referohet asociacionit të komunave serbe. Kërkojmë vetëm të vendosen në zbatim parimet dhe vetëm kaq. Çështja është se asociacioni komunave duhet të krijohet’, tha ai.
Diskutime rreth kësaj post