“Unë nuk do ta njoh kurrë pavarësinë e Kosovës si president, edhe nëse më vrisni”. Deklarata e fortë vjen nga Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç në një intervistë për Tanjug.
“Ju mund të më vrisni vetëm, por kjo nuk do të ndodhë. Ju them, anglezëve dhe gjermanëve se nuk do ta bëj atë. Më goditni, por unë s’do ta bëj. Mund të jem president edhe për 15 vjet, por nuk e njoh Kosovën”, ka deklaruar Vuçiç për Tanjug.
Sa i takon Samiti të Berlinit, Vuçiç tha se nuk ka mundur që të gjejë zgjidhjen për Kosovën, pasi siç është shprehur “secili u çmend”. Për presidentin serb i vetmi vend ku duhet zhvilluar dialogu për bisedimet me Kosovën është parlamenti.
Kujtojmë se presidenti serb, Aleksandër Vuçiç pritet të mbërrijë sot në Tiranë në kuadër të Samitit Brdo-Brione.
Diskutime rreth kësaj post