Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për ta lejuar vizitën e Vuçiq në Kosovë. Ai do të qëndrojë tre orë në Kosovë.
Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, gjatë konferencës për shtyp që e ka mbajtur pas takimit me ministrin e Jashtëm të Luksemburgut.
Hoxhaj ka deklaruar se ka qenë vendim i vështirë për qeverinë sidomos pas provokimeve të fundit të Serbisë, mirëpo vendimi është marrë në frymën e shprehjes së vullnetit të mirë ndaj miqve ndërkombëtarë sikurse Gjermania dhe Bashkimi Evropian.
Diskutime rreth kësaj post