Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka reaguar këtë të shtunë në lidhje me raportin e fundit me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti përsa i përket dialogut mes dy vendeve.
Mediat serbe bëjnë me dije se Vuçiç është shprehur se Kurti mendon se bota lindi kur ai i fitoi zgjedhjet në Kosovë gjersa përsëriti se është e rëndësishme të bisedohet, por që ai nuk dëshiron të arrihet një kompromis.
Ndërkohë në lidhje me deklaratat e kreut të qeverisë kosovare për gazetën franceze, “Le Monde” se Serbia ende po e konsideron Kosovën si territor të vetin, Vuçiç tha se Kurti nuk e kupton realitetin.
“Unë e kuptoj dhe kjo është arsyeja pse unë nuk jam duke thënë se gjërat nuk janë ideale, të mrekullueshme për ne. Kam frikë se nuk e kupton se gjërat nuk janë mirë edhe për ata. Kjo është arsyeja pse është e rëndësishme për të arritur një kompromis, por ai nuk e dëshiron atë. Ai mendon se bota lindi kur i fitoi zgjedhjet në Kosovë”, ka thënë Vuçiç.
Ndër të tjera ai ka theksuar se është shumë e vështirë që të flasësh dhe të bësh diçka me një qëndrim të tillë të palës tjetër.
Ndryshe, Kurti dhe Vuçiç javë më parë janë takuar në Bruksel në kuadër të dialogut mes dyja vendeve të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.
Diskutime rreth kësaj post