Njëzetë ditë para zhvillimit të zgjedhjeve të parakohshme, Partia konservatore e Progresit Serb (SNS), forca politike e maxhorancës, e drejtuar nga kryeministri Aleksandar Vuçiç, kryeson ndjeshëm sondazhet.
Në sondazhin e fundit të kryer nga instituti CeSID, SNS-ja ka 53 për qind të mbështetjes të opinionit publik, që ndiqet nga Partia Socialiste Serbe (SPS), por me një diferencë të theksuar.
Partia e ministrit të Jashtëm serb, Ivica Daçiç, ka vetëm 13 për qind të të pyeturve.
Më pas vjen blloku ultrakonservator i përbërë nga Partia Demokratike e Serbisë dhe Dveri, me tetë për qind.
Pastaj rreshtohet Partia Radikale Serbe (SRS) e ultranacionalistit Vojislav Sheshelj me shtatë për qind.
Bashkë me zgjedhjet e parakohshme, që do të zhvillohen më 24 prill, do të zhvillohen edhe zgjedhjet lokale.
Diskutime rreth kësaj post