Kryeministri serb, Aleksandar Vuçiç, nuk ka komentuar shumë për vizitën e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, në selinë e partisë së Ramush Haradinajt, AAK në Prishtinë, por ka thënë se Rama nuk kishte pse ta vizitonte AAK-në.
Vuçiç vuri në dukje se në Europë dhe në botë, kjo do të ngjallte reagim, shkruan B92, transmeton Express.
“Unë nuk kam koment. Por imagjinoni nëse unë kisha shkuar diku në rajon për të vizituar përfaqësuesit më ekstrem të partive serbe, si do të reagonin Europa dhe bota”, ka thënë Vuçiq kur u pyet për të komentuar mbi vizitën e Ramës në selinë e AAK-së, partisë së Ramush Haradinajt.
Diskutime rreth kësaj post