Vuçiç i telefonon Mustafës
Kryeministri serb, Aleksandër Vuçiç i ka telefonuar të enjten, homologut të tij kosovar, Isa Mustafa, për t’i ofruar ndihmë Qeverisë së Kosovës pas përmbytjeve që janë shkaktuar dje nga reshjet e mëdha të shiut.
Telefonatën e ka konfirmuar Qeveria e Kosovës dhe ajo e Serbisë, bëri të ditur gazeta Ekspress.
Sipas zëdhënësit të Qeverisë së Kosovës, Arban Abrashi, Mustafa e ka falënderuar Vuçiçin për interesimin, ndërkohë që i ka thënë se janë tejkaluar rreziqet dhe se në këtë fazë nuk ka nevojë për ndihmë.
“Kryeministri Isa Mustafa e ka falënderuar z. Vuçiç për interesimin e shtetit fqinj, duke i bërë të ditur se institucionet lokale dhe qendrore të Republikës së Kosovës kanë ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme dhe se janë tejkaluar rreziqet, dhe se në këtë fazë nuk ka nevojë për ndihmë nga shtetet fqinje ose më gjerë”, ka thënë për Express Abrashi.
Diskutime rreth kësaj post