Ish-ministri Tritan Shehu tha se ideja për mini-shengenin ballkanik është e hershme, por është kundërshtuar nga Shqipëria dhe nga veta ai kur ka qenë ministër i Jashtëm, pasi është konsideruar si një projekt i rrezikshëm.
“Ka qenë më i hershëm, ka pasur kundërshtim nga ne, nga mua personalisht që kam qenë ministër i jashtëm. Ka qenë ushtruar jo në kuptimin e shengenit ballkanik, por në kuptimin e një Beneluksi Ballkanik, i cili është i rrezikshëm sepse krijon një unitet, i cili të konsiderohet si një unitet afër, por jo anëtarësuar në BE.
Një unitet që për mua pengon procesin e integrimit të plotë të BE, që nuk do jetë një proces kolektiv, por një proces sipas standardi që do ta përmbushë çdo vend. Detyra jonë është hajde të koncentrohemi, pse nuk morëm negociatat kësaj radhe dhe çfarë duhet të bëjmë që të marrim negociatat herën tjetër, në mënyrë që të shkojmë në anëtarësimin e BE dhe jo të futemi në ca shtigje që të çojnë në lindje”, tha ai në Ora News.
Diskutime rreth kësaj post