Mbrëmja e djeshme ka shkaktuar shumë pakënaqësi në vendin tonë, kjo për shkak të ardhjes së Presidentit serb Vuçiç bashkë me kryeministrin Zoran Zaev në Tiranë, në kuadër të projektit të Mini Shengenit.
Trafiku i rënduar u duk se paralizoi gjithë vendin duke shkaktuar kaos nëpër rrugët e kryeqytetit ndërkohë që Vuçiç u prit me protesta nga aktivistë e qytetarë.
Ndërkohë mësohet se zona pranë RTSH-së mbrëmjen e djeshme është kthyer në një shtetrrethim, për shkak të masave shumë të larta të sigurisë, që janë ndërmarrë nga ana e autoriteteve shqiptare.
Për shkak se presidenti serb ishte duke konsumuar darkën në një rastorant shumë prej qytetarëve që kishin banesat e tyre në pallatet ngjitur nuk janë lejuar që të hynin në banesat e tyre, duke qendruar jashtë për orë të tëra.
Ndërkohë dëshmitarë bëjnë me dije se në restorant në momentet kur darkonte Vuçiç oshëtinte muzika serbe, që duket se “sfumonte” dhe festivalin e muzikës në RTSH që mbahej disa metra më tutje, dhe ku këngët pjesëmarrëse ishin shqip shkruan faxëeb.
Probleme nga masat e larta të sigurisë kanë ndeshur dhe bizneset pranë restorantit ku njerëzit nuk janë lejuar që të ulen në lokale për minuta të tëra, duke paralizuar në mënyrë të pandershme aktivitetin e tyre.
E megjithatë, Rama dhe miku i tij Vuçiç kanë vazhduar axhendën e tyre, ku mëngjesin e sotëm patën takime në Durrës, në zonat e prekura nga tërmeti i 26 Nëntorit.
Diskutime rreth kësaj post