Problemet me nervin shiatik zakonisht vijnë si pasojë e ngritjes së peshave të rënda, mbipesha, ndryshimet në shtyllën kurrizore, jeta pasive dhe qëndrimi ulur për shumë kohë.
Nervi shiatik dhe dhimbjet e tij kryesisht trajtohen me ndihmë mjekësore, por krahas tyre, ekspertët rekomandojnë edhe disa kura natyrale terapeutike.
ADVERTISING
Qepa
Qepa mund të mos ketë një aromë të këndshme, por përbërësit e saj luftojnë inflamacionin dhe e zbusin irritimin e shkaktuar tek nervi shiatik.
Masazhojeni zonën e dhimbjes me pjesën e brendshme të gjysmës së qepës duke formuar lëvizje rrethore për 10 minuta.
Këtë masazh duhet ta bëni dy herë në ditë.
Gjethet E Lakrës
Vlerat terapeutike të lakrës janë funksionale edhe kundër simptomave të nervit shiatik.
Ngrohni disa gjethe lakre dhe vendosini në zonën e dhimbjes.
Mbajini për 10 minuta dhe nëse është e nevojshme përsëriteni këtë dy herë në ditë.
Vaji i Xhenxhefilit
Vaji esencial i xhenxhefilit lufton inflamacionin. Kur aplikohet në lëkurë, ai shkakton një ndjesi nxehtësie që e mposht dhimbjen.
Hidhni pak vaj në pëllëmbët e dorës dhe masazhoni zonën që ju dhëmb.
Masazhi duhet të zgjasë 8 deri në 10 minuta.
Këtë masazh duhet ta bëni çdo ditë deri sa dhimbja të largohet.
Hudhra
Hudhra përmirëson qarkullimin e gjakut dhe eliminon dhimbjen.
Hani një thelpi hudhër esëll në mëngjes dhe përpara se të bini për të fjetur.
Ky vaj përdoret kundër disa lloje dhimbjesh.
Ai aplikohet në lëkurë dhe falë masazhit përmirëson qarkullimin e gjakut.
Masazhi me këtë vaj efikas duhet të zgjasë 10-15 minuta. Ai nuk duhet të jetë i fortë dhe duhet përsëritur dy herë në ditë.
Diskutime rreth kësaj post