Falë ndërhyrjes së shpejtë të vrojtuesit në plazhin e Velipojës, sot i është shpëtuar jeta një pushuesje kosovare.
Eldi Hasani përsëri protagonist, kësaj radhe shpëton nga mbytja kosovaren Emine Vllasen 54-vjeçe, që kishte vështirësi në det.
Falë ndërhyrjes së shpejtë të vrojtuesi Hasani është bërë i mundur shpëtim i jetës së pushueses.
Gjatë transportit në breg nga vrojtuesi personi në rrezik ka kaluar në gjendje të fikti dhe ka bërë me të vështirë transportin.
Pas dhënies së ndihmës së parë nga Eldi, ka ardhur ambulanca dhe është bërë i mundur transportimi drejt Qendrës shëndetësore për një ndihmë më të specializuar.
Shkodrani, i cili tashmë është angazhuar si vrojtues plazhi është portier i Vllaznia B, ndërsa ka studiuar në degën e edukimit fizik duke marrë edhe atje njohuri për notin përveç trajnimeve të zhvilluara./TV1 Channel/
FOTO:
Diskutime rreth kësaj post