Një vrojtues plazhi i ka dhënë ndihmën e parë një personi rreth 40 vjeç, i cili po rrezikonte të mbytej. Pushuesi gjendej në një plazh privat në Lungomare duke u lar, por deti i trazuar i ka vënë në rrezik jetën. Personi ëshë pikasur nga vrojtuesi, i cili dhe i ka shpëtuar jetën dhe ka lajmëruar urgjencën, makina e së cilës ka ardhur dhe e ka marrë në kohë record.
“Ndërhyra në kohën e duhur dhe veprova sipas rregullave të një vrojtuesi plazhi. Isha te kulla e vrojtimit mora beyëatching shkova me vrap te i rrezikuari. Personi po tundëte duart, po mbytej, po tregonte qartë që ishte në rrezik, pasi shkova i zgjata beyëatching, e kapi dhe e tërhoqa. E ngrita aty erdhi dhe shoku, I cili punon me çadrat në plazh erdhi më ndihmoi e kapëm të dy. Pasi e nxorrëm nuk ishte në gjendje shumë të mirë, tensionin e kishte shumë të lartë, pulsin gjithashtu, kishte problem me zemrën, të rrahura të forta. Ishte rreth 40 vjeç, kosovar”, thotë Andrea Cenodemaj vrojtuesi I plazhit. Aktualisht personi është jashtë rreziku për jetën. Në ndihmë të vrojtuesit ka shkuar dhe një punonjës i plazhit. “Sapo pash situatën shkova në ndihmë të vojtuesit të plazhit dhe çdo gjë u vu nën kontrroll”, thotë një punonjësi. Ndërkohë pushuesit vazhdojnë të qetë aktivitetin e tyre ditor. “Kam 10 ditë që pushoj në këtë plazh. Gjendja u normalizua për 10 minuta, djaloshi jo vetëm shpëtoi jetën e personit po lajmëroi dhe ambulancën e cila erdhi për 3 muinuta”, thotë një plazhiste.
Vetëm qyteti i Vlorës numëron 5 jetë të shpëtuara nga vrojtuesit e plazheve gjatë këtyre dy muajëve.
Vrojtuesit e plazheve trajnohen dhe licensohen për dhënien e ndihmës së parë. Sipas Vendimit të Këshillit të Minsitrave cdo subject privat ka detyrim ligjor që të puënësoj një vrojtues në sipërfaqen ku ushtron aktivitetin.
Video:
Diskutime rreth kësaj post