Ai nuk ia doli t’i mbijetonte plagëve të marra.
Mësohet se Jozef Boçi 30-vjeçar ndërroi jetë në një spital në Angli, pasi u godit me sende të forta në një sulm nga disa persona të shtunën e kaluar, më 17 shkurt.
Raportohet se ngjarja e rëndë ndodhi në juglindje të Londrës. Policia angleze ka arrestuar tre persona për dhunimin me vdekje që ju bë shqiptarit, dhe ka nisur hetimet për vrasje. Boçi mori plagë të forta në kokë të cilave nuk mundi ti mbijetojë duke ndërruar jetë të premten.
I riu jetonte në Catford.
Viktima u sulmua në Rrugën e Lartë të Greenëichit pas një sherri që shpërtheu mes dy grupeve. Tre burra, të moshës 20, 21 dhe 29, janë arrestuar me dyshim për vrasje dhe janë marrë në paraburgim në një stacion të policisë jugore të Londrës
Hetuesi John Massey tha: “Ky ishte një sulm brutal dhe frikacak”.
Diskutime rreth kësaj post