Një udhëheqës i rëndësishëm i të ashtuquajturit Shteti Islamik në provincën e Anbarit në Irak është vrarë nga një sulm ajror i koalicionit perëndimor të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka bërë të ditur Pentagoni.
Abu Waheeb, ish-anëtar i Al-Qaedas në Irak, është vrarë gjatë një operacioni të ndërmarrë të premten, sipas Pentagonit, raporton BBC.
“Është e rrezikshme të jesh lider i ISIS’it në Irak dhe Siri këtyre ditëve”, ka thënë zëdhënësi i Pentagonit, Peter Cook, transmeton Gazeta Express.
Vrasja e Waheebit ishte njoftuar edhe në disa raste në të kaluarën – por kishte rezultuar e pavërtetë.
Pentagoni ka thënë se edhe tre militantë të tjerë janë vrarë gjatë operacionit, dhe e ka përshkruar Waheebin si “emir ushtarak” të ISIS’it në provincën e Anbarit. /Gazeta Express/
Diskutime rreth kësaj post