Ishin goditjet me kaçavidë ato që vranë shqiptarin Ilir Dervishi dhe jo aksidenti me makinën, në të cilën udhëtonte 47-vjeçari shqiptar së bashku me Miri Gurrën, i akuzuar tashmë për vrasje.
Autopsia
Autopsia konfirmoi se Ilir Dervishi kishte marrë plagë të thella në trup, dhjetëra goditje dhe ato në kokë i kishin thyer kafkën.
Hipoteza se vdekja ishte për shkak të përplasjes përgjatë A13 , në seksionin e Bolonjës, është rrëzuar.
Gurra nuk ka pranuar të flasë para hetuesve se cila ishte arsyeja që çoi në krimin e rëndë.
Hetuesit ende po punojnë për të zbuluar motivin.
Diskutime rreth kësaj post