Një 28-vjeçare, është vrarë mbrëmë me një plumb në kokë, ngjarja ndodhi rreth orës 2 në kopshtet e Piazza delle Nazioni, ngjitur me stacionin e trenit, në Savona, shkruajnë mediat italiane.
Ka qenë vetë autori, i cili ka denoncuar vrasjen, duke thënë se ka qëlluar 28-vjeçaren.
Shërbimet e emergjencës shkuan menjëherë në vendngjarje, por 28-vjeçarja ishte e pajetë.
Autori i dyshuar u arrestua, ai është identifikuar si Sefayou Sow, 27-vjeç dhe viktima Danjela Neza, me origjinë shqiptare.
Kjo e fundit ishte e punësuar në sektorin e restoranteve, duket se fundi i lidhjes së tyre është në zanafillën e vrasjes.
Pranë vendit të vrasjes, është gjetur pistoleta gjysmë automatike e kalibrit 22.
Dyshohet se shkak është bërë fundi i lidhjes mes tyre.
Mbrëmjen e djeshme, viktima është grindur me autorin dhe e ka ofenduar.
Dyshohet se 28-vjeçari më pas ka marrë armën nga bagazhi i makinës dhe e ka qëlluar.
Diskutime rreth kësaj post