Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Krujë mbrëmjen e djeshme, ku një 45 vjeçar ka mbetur i vrarë me armë zjarri.
Mësohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmë rreth orës 21:00 në fshatin Nikël të Krujës. Viktima është Fatmir Pula 45 vjeç, ndërkohë që lajmi është bërë i ditur sot.
Autori ka qëlluar me breshëri dhe u largua nga vendngjarja dhe nuk dihet nëse kishte bashkëpunëtorë. Sipas policisë nuk dihet asgjë rreth identitetit të tyre dhe motiveve të vrasjes.
Mësohet se 45-vjeçari u ekzekutua kur po shkonte për në shtëpi. Mësohet se 45-vjeçari ka një vëlla punonjës policie dhe grupi i hetimit i ngritur për këtë ngjarje po vlerëson edhe këtë pistë si të mundshme mbi shkaqet e vrasjes.
Policia sipas hetimeve paraprake sqaron se viktima ishte duke u kthyer në shtëpi në momentin kur është kapur në befasi dhe është qëlluar me breshëri automatiku, duke humbur jetën.
Diskutime rreth kësaj post