Gjykata e Durrësit vendosi dje masën “Arrest me Burg” për Dejvi Lala 17 vjeç.
Masa e sigurimit në ngarkim të Dejvi Lala është zhvilluar me dyer të mbyllura për shkak se i arrestuari është i mitur.
Ai akuzohet per vrasjen e Angelis Gjokazaj 16 vjeç. Ngjarja ka ndodhur me datën 2 në lagjen numër 15 Durrës.
Dy të rinjtë janë konfliktuar, ndërsa më pas Lala e ka qëlluar disa herë Gjokazajn me thikë duke ndërruar jetë në spital.
Kujtojmë se ngjarja tronditi mbarë opinionin në Durrës, për shkak të moshës shumë të re të djalit që humbi jetën. Sherri mes të dyve kishte nisur nga një konflikt me fjalët ”pse më shikon, ç’ke që më shikon”.
Familjarët e Dejvi Lalës i druhen një hakmarrje të mundshme nga familjarët e viktimës.
Diskutime rreth kësaj post