Dy ditë më parë qyteti i Elbasanit u trondit nga një ngjarje makabre, ku Tefik Tashi vrau me sëpatë kunatën e tij, Alma Qevani.
Ditën e sotme ka folur dhe babai i viktimës, lidhur me ngjarjen e rëndë. Në një intervistë televizive ai tregon se disa ditë para ngjarjes së rëndë, kanë pasur debate të forta mes tyre.
“Vetëm dy ditë më parë para se të ndodhte ngjarja ka pasur një debat të fortë, mes Tefik Tashit dhe kunatës së tij. Tefiku erdhi nga puna dhe i thotë ku janë vajzat. Ato ishin me delet. A e ka telefonin Alma pyeti me inat? I thamë nuk dimë gjë. Unë e pashë se çfarë mori. Por më vonë vajza tjetër më thotë baba, e vranë Almën, e pyes çfarë ndodhi? Më thotë e vrau sepse nuk hapi telefonin. Në datën 12 Alma thirri vajzën tjetër për të bërë punët, ky në atë moment Tefiku del në dritare dhe e shan me fjalë të rënda. Marrëdhënia e Almës me Tefikun nuk ka qenë e vështirë…”- ka treguar ai.
Diskutime rreth kësaj post