Një 36-vjeçar shqiptar është dënuar me 18 vite burg nga një gjykatë në Suedi.
Durim Lumi, u shpall fajtor për vrasjen e vajzës së të dashurës së tij, ngjarje e ndodhur disa vite më parë.
Sipas mediave suedeze, Lumi akuzohet se e vrau të renë me një sëpatë, pasi pretendonte se ndihej i kërcënuar prej saj.
Por, prokuroria nuk i mori për bazë pretendimet e tij, duke artikuluar se vrasja “ka karakterin e një ekzekutimi të pastër”.
Prokurori Svensson vuri gjithashtu në dukje se Lumi, i cili jetonte ilegalisht në Suedi në kohën e vrasjes dhe kërkonte azil, ishte shpallur fajtor për vrasje gjatë kohës që jetonte në Greqi.
Prokurori paraqiti dokumente para gjykatës që tregonin se shqiptari kishte vrarë një burrë me thikë. “Nuk kam asnjë arsye për të vënë në pikëpyetje të dhënat autoriteteve greke. Është vrasje dhe sipas dokumenteve, dënimi ishte 15 deri në 16 vjet burg. Por sa vite ka qenë brenda, këtë unë nuk e di,” tha më tej Svensson.
Kjo nuk është hera e parë që Suedia tronditet nga një vrasje e kryer nga një azilkërkues, të cilit iu është refuzuar azili. Në 2015 -ën një azilkërkues nga Eritrea, vrau një nënë bashkë me djalin e saj në një supermarket pasi mori vesh për refuzimin e azilit.
Diskutime rreth kësaj post