Gëzim Kasemi është shqiptari i arrestuar nga policia e Barit pasi akuzohet për vrasjen e 4 personave në Berat gjatë vitit 1998.
Kasemi, 40 vjeç, lindur në Berat, ka qenë në kërkim ndërkombëtar për t’u ekstraduar në Shqipëri, me kërkesë të Gjykatës së Apelit të Tiranës.
19 vjet më parë, ai dhe një bashkëpunëtor hynë me forcë në një lokal të Beratit dhe vranë 4 persona, ndërsa të plagosur mbetën edhe dy persona të tjerë.
Me një vendim të Gjykatës së Tiranës në vitin 2015, pasi kishte shlyer pjesën dërrmuese të dënimit, Kasemi ishte lënë i lirë me detyrim paraqitjeje, por ishte arratisur drejt Italisë.
Diskutime rreth kësaj post