Detaje tronditëse dalin në lidhje me arrestimin e një 19 vjeçare shqiptare dhe nënës së saj, 54 vjeçare, të cilat akuzohen se pasi kanë mbytur të porsalindurin e kanë flakur në koshat e mbeturinave në Petropulis në verilindje të Athinës.
Pasi u arrestuan nga policia ato pranuan krimin dhe faktin se ky fëmijë i ardhur në jetë ishte si fryt i një lidhje që kishte përfunduar.
Ditën e lindjes nëna nuk e dërgoi vajzën në maternitet, por e mbajti në shtëpi dhe asistoi vetë. Por pasi i dëgjoi zërin 19 vjeçarja i mbylli gojën me dorë duke e mbytur.
Ndërsa krimi bëhet më makabër për shkak se nënë e bijë e lidhën foshën e vdekur në një qese të zezë plehrash dhe e hodhën në kosh.
Më datë 26 shkurt punonjësit e pastrimit gjetën trupin e të miturit dhe lajmëruan policinë për krimin tronditës.
Vetëm ditën e djeshme analizat e ADN-së zbuluan se e kujt ishte foshnja dhe për rrjedhojë policia arrestoi nënën dhe gjyshen.
Për mediat greke ka zbuluar detaje të forta një nga shoqet e 19 vjeçares.
“Ajo e kishte menduar shumë kohë përpara se ta vriste. E njihja sepse ishim nga i njëjti ishull. Pastaj u largua kur i vdiq babai dhe shkoi në Athinë. Më pas erdha edhe unë në Athinë dhe bisedova me të përmes Facebook-ut.
Folëm shpesh, por kurrë nuk më tha se ajo ishte shtatzënë. Dhe ajo që më shokoi më shumë është se tre ditë më parë ne po flisnim në Facebook dhe ajo publikonte fotografi dhe tregonte që ishte mirë. Unë mendoj se ajo e kishte planifikuar që do të vriste fëmijën. Publikonte fotot në Facebook dhe dukej e gëzuar, e qeshur. Ndonjëherë, në mesazhe përgjigjej me shumë zemërim dhe njëherë e pyeta ‘çfarë të ka ndodhur’? Ajo m’u përgjigj ‘nuk jam mirë psikologjikisht’. Dhe aty e mbylli bisedën”, tha për gazetën “Protothema” vajza që ka mbetur anonime.
Ajo tregon edhe për lidhjet e shqiptares me meshkujt.
“Flisnim vazhdimisht për lidhjet tona dhe më kishte treguar për një lidhje që kishte me një ushtar në ishull, i cili nuk sillej mirë me të dhe u ndanë. Më vonë ajo u lidh me një djalë tjetër në Athinë. Edhe me atë u nda, dhe më tha që është shumë e vështirë për të gjetur një djalë të mirë. Kur kishte mbetur shtatzënë, po të donte ta mbante, mua të paktën do të ma kishte treguar. Kështu që unë mendoj se ajo e vrau foshnjen. E kishte menduar shumë kohë përpara. Nuk i tha askujt asgjë, sepse e kishte menduar që do ta vriste. Mamanë e saj nuk e kisha njohur”, rrëfen shoqja e saj.
Diskutime rreth kësaj post