Vrasësi i familjes shqiptare në Adravida është dënuar 4 herë me burgim të përjetshëm
61-vjeçari mori dënimin më të madh, shumëzuar me 4, aq sa ishin dhe viktimat e tij, një çift dhe dy djemtë e mitur 1 dhe 2 vjeç, duke i’u bashkuar plotësisht akuzës të ashpër të prokurorit për një vrasës të egër, që bëri çdo gjë në gjakftohtësi e pasi mbyti dhe foshnjen me duart e tij, ndërroi rrobat e u largua nga zona.
Krimi makabër ndodhi në një familje shqiptare në mars të vitit 2022, për 2 qira të papaguara.
Ngjarja tronditi jo vetëm banorët e Andravidas, por gjithë Greqinë ndërsa akoma dhe sot shumë banorë deklarojnë se që shtëpia ku djali i madh i familjes gjeti trupat pa jetë të prindërve dhe vëllezërve të mitur nuk banohet nga askush, por edhe shumica e tyre nuk munden akoma të kalojnë as nga rrugica ku ndodhet.
61-vjeçari vrasës do të vuaj 21 muaj dënim dhe 900 euro gjobë për armëmbajtje pa leje
Diskutime rreth kësaj post