Gjykata e Vlorës ka lënë në burg 23-vjeçarin Mato Glluçaj, i cili akuzohet se vrau babanë e tij në Selenicë duke i vendosur lëndë plasëse në sobë.
Seanca gjyqësore është zhvilluar me dyer të mbyllura. Gjyqtarja e çështjes ka pranuar kërkesën e prokurorisë për një masë më të ashpër sigurie pasi sipas tyre provat janë evidente.
Si në polici dhe në gjykatë deri më tani ai s’ka treguar se ku i ka gjetur municionet e gjetura në banesë.
Prokuroria ka pranuar kërkesën për “arrest me burg” dhe më pas i riu është transportuar drejt paraburgimit.
Ngjarja e rëndë ndodhi më 1 shtator.
Dyrmish Glluçaj 56 vjeç humbi jetën pas shpërthimit të lëndës plasëse.
Ngjarja fillimisht u dyshua se ishte aksidentale, por nga hetimet e thelluara rezultoi se 56-vjeçari humbi jetën pas shpërthimit të lëndës plasëse që ishte vendosur në sobën me gaz, nga i biri i tij.
Dhuna e vazhdueshme nga ana e babait kundrejt të birit, dyshohet se ka qenë shkak i tragjedisë.
Diskutime rreth kësaj post