Një burrë rreth 50 vjeç është gjetur i pajetë mbrëmjen e sotme në kryeqytet.
Fax News raporton se viktima ka dëmtime në trup dhe u gjet në trotuar. Trupi i viktimës është gjetur në trotuarin e rrugës “Nikolla Tupe” dhe ka plagë me armë zjarri. Dyshohet që ky person të jetë vrarë.
Fax News raporton se nga pamjet e sigurisë u pa një automjet duke u larguar. Kalimtarët e rastit kanë dëgjuar të shtëna.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe pritet të japë detaje të reja në vijim.
Diskutime rreth kësaj post