Në Peshkopi kanë nisur hetimet pasi një 42-vjeçar i vrarë me armë zjarri u dërgua në spitalin e qytetit nga persona të paidentifikuar.
Alban Kaloshi, nga fshati Blliçe, mbërriti pa shenja jete në urgjencë, rreth orës 3:30 të mëngjesit. Ai kishte një plumb në kraharor.
Rrethanat e ngjarjes janë ende të paqarta dhe policia ka shoqëruar disa persona, të cilët janë parë me viktimën mbrëmjen e së enjtes.
Në duart e hetuesve është edhe telefoni i tij, ndërkohë që punohet për identifikimin e personave që kanë çuar në spital viktimën.
Diskutime rreth kësaj post