Dy djemtë të cilët mendohet se janë shkaktar të konfliktit që përfundoi në tragjedi janë shoqëruar në polici. Ngjarja e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme ku mbetën të vrarë me armë zjarri xhaxha e nip, Gramoz e Lavdërim Kurtaj, të vrarë nga 49-vjeçari Artan Kuka.
Gjithashtu shkak i konfliktit që përfundoi me dy viktima mendohet të jetë një grindje mes fëmijëve mbrëmjen e djeshme. Në momentin që ka ndodhur ngjarja me dy viktimat kanë qenë në një lokal të vogël në qendër të fshatit që e kanë pronën e tyre.
Diskutime rreth kësaj post