Kreu i Policisë së Shtetit, Muhamed Rrumbullaku ka mohuar akuzat se është tentuar që të fshihet vrasja në Pogradec, ku humbi jetën Eglantin Proga.
Në një konferencë për media ai tha se në asnjë moment dhe asnjë rrethanë nuk është tentuar që të fshihet ngjarja e rëndë.
Rrumbullaku theksoi se është bërë gjithë puna e duhur nga grupi hetimor, me qëllim zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të çështjes.
“Ka vijuar një disinformim i publikut përmes burimeve të ndryshme për ngjarjen e rëndë në Pogradec, ku një 42-vjeçar ka ndërruar jetë pas një konflikti.
Aludimi se është tentuar të fshihet ngjarja nga shefi i komisariatit Pogradec është i pavërtetë. Nuk është tentuar të fshihet aspak ngjarja e rëndë. Kjo ngjarje është vlerësuar maksimalisht nga Policia e Korçës dhe e Pogradecit.
Është bërë gjithë puna e duhur nga grupi hetimor, me qëllim zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të saj”, tha ai.
Diskutime rreth kësaj post