Një kamera sigurie e instaluar në ambientet e brendshme të një agjencie për dhënien e makinave me qera në Tiranë, ka shërbyer për prokurorët e Fierit në identifikimin e njërit prej autorëve të dyshuar në vrasjen e Denis Kasajt pasditen e së premtes dhe plagosjen e Klement Kastratit e Elton Margariti.
Prokurori i Fierit Ardian Ylli ka firmosur urdhër-arrestin për Ilir Memushaj, i cili është arrestuar menjëherë nga policia teksa ishte duket udhëtuar në Vlorë me një automjet tip “Audi”. Vlonjati Memushaj është identifikuar si personi që ka marrë me qera automjetin tip “Toyota” tre ditë para vrasjes, e cila është përdorur në pritën e ngritur në vendin e quajtur “Kthesa e Mullirit të vjetër”.
Burimet i thanë gazetës “Shqiptarja.com” se makinës tip “Toyota” që është në pronësi të një agjencie për dhënien e makinave me qera në Tiranë, i janë hequr targat shqiptare dhe i janë vendosur targa të huaja. Hetuesit thonë se personi që ka tërhequr makinën dhe ka plotësuar dokumentacionin pranë agjencisë është i arrestuari Ilir Memushaj.
Tashmë të gjitha dokumentet e sekuestruara nga prokuroria dhe pamjet filmike janë administruar në dosje.
Diskutime rreth kësaj post