Ariela Murati humbi jetën sot në spital si pasojë e plumbave qe mori nga një armë zjarri. Aldosen Belulaj qëlloi me armë drejt Arielës e më pas drejt vetes.
Fax News raporton se të dy të rinjtë janë me origjinë nga fshati Zharrës, Patos. Banorët shprehen se kanë mbetur të tronditur nga ngjarja dhe rrëfejnë se kanë qenë nxënës të shkëlqyer në shkollën e mesme.
Vetëm një javë më parë mësohet se Aldisoni, autori i ngjarjes është grindur me familjen e vajzës për të njëjtën çështje, pasi ata i kishin thënë të mos e shqetësonte më vajzën.
Por mbasditen e sotme në kryeqytet, ndodhi tragjedia kur pranë spitalit “Nënë Tereza”, 23-vjeçari qëlloi me armë Arielën dhe më pas veten. 23 vjeçari Aldosen Belulaj prej kohësh kishte kërkuar të lidhej me vajzën, por kjo e ka refuzuar vazhdimisht.
Diskutime rreth kësaj post