Sipas avokates Fehmije Gashi, se Policia e Kosovës, ka qenë në dijeni që Naim Murseli ka porositur vrasjen e bashkëshortes, para se të kryhej varrimi në fshatin Cernjan të Gjakovës.
Megjithatë, për të respektuar ceremoninë e varrimit të së ndjerës, Prokuroria kishte urdhëruar që arrestimi i Murselit të kryhej më pas.
“Mos të harrojmë që tanimë teknologjia informative është më e avancuar. Kohët e fundit kanë qenë kamerat, antenat, është teknologji shumë më e sofistikuar. Ata i kanë kapur ato indicet e para, mandej i kanë quar deri tek arrestimi i Plavës, personi i cili e ka ekzekutuar të ndjerën, e mandej ai e ka pranuar në tërësi. Policia veç ka qenë në dijeni dhe në bashkëpunim me prokuroren para se të bëhej varrimi itë ndjerës, në fshatin e bashkëshortit të saj. Mirëpo, ka qenë urdhër i Prokurorisë që derisa të kryhet varrimi, të mos ndodhë arrestimi në mënyrë që të respektohet ceremonia e varrimit. Por, hetuesit kompetentë të cilët kanë planifikuar arrestimin, kanë qenë pjesë e varrimit”, deklaroi Gashi
Liridona Ademaj vra në Prishtinë mbrëmjen e më 29 nëntor. Gjykata Themelore e Prishtinës, ua ka caktuar nga 30 ditë paraburgim, Naim Murselit, Granit Plavës, dhe Kreshnik Kokallës, të dyshuar për vrasjen e Liridona Ademajt.
Diskutime rreth kësaj post