Ish-kryeministri, Sali Berisha e ka cilësuar ngjarje dramatike vrasjen në Elbasan dhe sipas tij jka ndodhur në kontekstin e “blerjes së votës” në fushatë elektorale.
Berisha tha se nga informacionet të verifikuara që ka marrë rrëfeu versionin e tij se si ka ndodhur përplasja që përfundoi me një të vdekur dhe katër persona të plagosur.
“Shtabi elektoral i PD është informuar se një makinë pa targa po shpërndan para dhe ka karta identiteti. Ata kanë shkuar në rrugë kanë gjetur makinën e kanë ndaluar. E kanë kapur kriminelin për duarsh për fyti për t’i marrë lekët dhe kartë dhe i kanë bllokuar makinën. Kanë njoftuar policinë dhe në momentin që mbërrit policia, banda që shpërndan paratë ka lëshuar breshëri plumbash, policia ka qenë aty. Ka lëshuar breshëri plumbash dhe ka plagos dy prej stafit elektoral të PD gjatë përleshjes”, tha Berisha në ‘Ilva Now’.
Ish-kryeministri theksoi se autori i dyshuar ka qenë i armatosur me leje dhe ka hapur zjarr në kushtet e vetëmbrojtjes.
Diskutime rreth kësaj post