Mbrëmjen e djeshme, një ngjarje e rëndë tronditi Maliqin dhe jo vetëm, ku një 46-vjeçare u vra nga bashkëshorti i saj dhe më pas u hodh në n jë gropë të ujërave të zeza, pranë banesës së viktimës.
Viktima Luiza Mullalli punonte si rrobaqepëse në qytetin e Korçës, ndërsa autori, Gergji Mullalli, punonte në ndërtim.
Sipas dëshmive të familjarëve, autori i cili është ende në arrati ishte një konsumues i alkoolit.
Babai i viktimës u shpreh për mediat se vajza e tij ishte me urdhër mbrojtjeje, pasi bashkëshorti e kishte dhunuar vazhdimisht.
Raportohet se dyshimet policisë janë se motivi i vrasjes është xhelozia, ndërsa vrasja është bërë më armë zjarri.
Njoftimi i policisë:
“Në vijim të informacionit paraprak të dhënë mbrëmjen e djeshme i cili bën fjalë për një vrasje të ndodhur në fshatin Zëmblak, Maliq, ju informojmë se:
Specialistet e Seksionit për Hetimin e Krimeve kundër Jetës dhe Personit të DVP Korçë, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Maliq, në vijim të veprimeve procedurale të kryera në lidhje me këtë ngjarje referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin Gj. M., 55 vjeç, banues në fshatin Zëmblak, për veprën penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”.
Nga hetimet e kryera dyshohet se ky shtetas për motive të dobëta ka vrarë me armë zjarri bashkëshorten e tij shtetasen L. M., 46 vjeçe, të cilën më pas e ka hedhur në një gropë septike, pranë banesës së saj.
Nga ana e Policisë po vijon puna intensive për kapjen e autorit të dyshuar dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.
Diskutime rreth kësaj post