Zbulohet si ndodhi vrasja dhe vetevrasja sot ne nje lokal ne fshatin Gjorm te Vlores.
Viktima Mariglen Mema ka qenë duke pirë kafe ne lokalin ku ndodhi ngjarja ne fshatin Gjorm kur është afruar Artion Shenaj, 35 vjec dhe pa asnjë lloj paralajmerimi ka qëlluar në drejtim të Mariglenit me kallashnikov nga jashtë lokalit.
Autori kishte 3 dite qe ishte kthyer nga Frenca, ku kishte perfunduar denimin me burg, ndersa Mema kishte 1 muaj qe ishte kthyer nga Italia dhe eshte babai i dy femijeve, nje djali dhe nje vajze.
Shenaj dhe Mema rezultojne me precedente penale per droge.
Vlorë
Informacion paraprak
Në fshatin Gjormë në një lokal shtetasi A.Sh., rreth 33 vjeç, dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri duke e lënë të vdekur shtetasin M.M., 35 vjeç dhe më pas është larguar nga lokali dhe ka vrarë veten në banesën e xhaxhait të tij, ku dyshohet me po të njejtën armë zjarri.
Shërbimet policore janë në vendin e ngjarjes ku po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Diskutime rreth kësaj post