Policia ka zbardhur një vrasje të denjë për filmat triller në Cërrik, duke arrestuar Naim Çekrezi, 56 vjeç dhe Ilir Çekrezi, 25 vjeç, të dy banues në Cërrik.
Ata akuzohen si autorë të vrasjes së krushkut Bajram Shinkolla, 56 vjeç, me qëllim grabitjen e parave.
Ngjarja ndodhi më 14 mars, ndërsa ata e kishin inskenuar atë si vdekje aksidentale.
Më pas, si të mos kishte ndodhur gjë, ata kanë shkuar në ceremoninë mortore.
Por, aty janë tradhtuar nga emocionet, pasi në bisedë me të birin e viktimës, kanë nisur të dridhen.
I biri i viktimës 30-vjeçari, Andi Shinkolla, ka 11 vjet që shkon në Greqi dhe mban familjen, tregon se kur e pa të pajetë babanë kuptoi që e kishin vrarë.
“Ai kishte një gropë të thellë pas koke. E kishin qëlluar pabesisht nga prapa”= tregon ai për “Shekullin”.
Andi kujton një detaj, i cili i ka ngjallur shumë dyshime atë çast.
“Ishim mbledhur të gjithë baxhanakë dhe dhëndurë. Po bisedonim se si mund ta kishin qëlluar.
Unë thashë: E kanë qëlluar pas koke me çekiç ose me pinca. E kishte gropë kokën prapa. Në atë çast Iliri u drodh. Ai nuk u ndje mirë”.
Por ndërsa ishte në tavolinë me vrasësin një koincidencë mund t`i kishte shpëtuar jetën Bajram Shinkollës. Atë e ka marrë në telefon për ta uruar një nga dhëndurët që rri në Itali. Ai e ka përshëndetur, ka dëgjuar zhurma njerëzish por nuk e ka pyetur se me kë ishte.
“Nëse babai do t`i kishte treguar Altin Tafanit se me kë ishte, ata nuk do ta kishin varë se zbuloheshin”, thotë Andi.
Edhe nusja e shtëpisë ka dyshime të forta se vjehrri është vrarë nga bashkëshorti i motrës së saj.
“Unë mendoj se ata e kanë vrarë. Ata nuk ndjeheshin mirë në varrim. Unë e konstatova këtë gjë. Pastaj fakti që gjetën të hollat në rrënjët e ullirit, celularin. Kush ja tregoi policisë.
Ata i kanë treguar se ku fshihen lekët. Para ca ditësh babait i humbi celulari. Një celular u gjend nga policia në sobën e zjarrit. Ata e dinë se kush e vrau. Por ne kemi dyshime të forta se ata janë vrasësit”, thote ajo.
Diskutime rreth kësaj post