Presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor, po qëndron në Tiranë si një ndër nikoqirët e Samitit të Brdo-Brijunit bashkë me presidentin shqiptar, Ilir Meta dhe presidenten kroate, Kolinda Kitarović.
Pahor para fillimit të Samitit ka zgjedhur rrugët e Tiranës për pak sport, njofton Klan Kosova.
Ai kishte si shoqërues edhe sigurimin shqiptar që nuk e la vetëm as në vrapim.
“Le të hyjmë në Tiranë. Në vend të drekës, vrapojmë. Por roja shqiptare e sigurisë është i veshur me kostum dhe po vrapon së bashku me ne”, shkroi Pahor në Instagram duke ia bashkëngjitur edhe një fotografi.
“Unë i them: Më falni zotëri, por ju do të vraponi 15 milje i veshur kështu?” Ai përgjigjet: “Nuk ka asnjë problem President, nuk kam veshje sportive, por nuk kam një kravatë”.
“Epo, pastaj atij i morëm një biçikletë. Tashmë po kthehemi në hotel dhe e kur e pyeta nëse gjithçka është në rregull, ai tha: Po, goxha vrapim”.
Diskutime rreth kësaj post