Sipas MeteoAlb, Shqipëria sot do të jetë në ndikimin e kushteve të paqëndrueshme atmosferike, duke bërë që moti të jetë me vranësira të dendura, duke rrezikuar në pjesën më të madhe të vendit rrebeshe shiu, shoqëruar me mini-stuhi të forta ere si edhe breshër në zona të izoluara.
Ndërsa, me kthjellime dhe vranësira të shpeshta, por pa reshje paraqiten zonat jugore, jugperëndimore të Shqipërisë.
Kjo situatë meteorologjike, do të vijojë deri në orët e vona të mbrëmjes kur pritet përmirësim i kushteve amtosferike, duke ri-kthyer sërish motin e kthjellët.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie në mëngjes dhe në mesditë, duke luhatur vlerat ditore nga 11°C deri në 31°C.
Era do të fryjë mesatare në tokë dhe e fortë në det me shpejtësi 60 km/h nga drejtimi Jugor, duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 6 ballë.
Kosova
Deri në mesditë, Kosova dominohet nga mot i kthjellët dhe i ngrohtë por, pas-mesdite pritet grumbullim i vranësirave në pjesën më të madhe të kosovës duke rrezikuar mini- stuhi breshëri dhe rrebeshe shiu, herë pas here të shoqëruar me erë të fortë dhe shkarkesa elektrike.
Orët e vona të pasdites përmirësojnë sërish kushtet e motit.
Maqedonia e Veriut
Kthjellimet do të jenë dominuese gjatë orëvë të para të ditës, por pas- mesdite dhe pasditja rrezikohen nga shira në pjesën më të madhe të Maqedonisë së Veriut, por shirat do të jenë të përkohshëm.
Parashikohet që gjatë natës kthjellimet të jenë sërish prezente, pothuajse në të gjithë Maqedoninë e Veriut.
Rajoni dhe Evropa
Pjesa më e madhe e kontinentit karakterizohet nga moti i paqëndrueshëm, ku vranësirat dhe shirat do të jenë dominante. Konkretisht; Europa veriore.
Ishujt britanike si edhe i gjithë Mesdheu do të përjetojnë rrebehse shiu, breshër si edhe mini- stuhi të forta ere.
Ndërsa, moti i kthjellet dhe temperaturat e larta do të dominojnë në gadishullin Iberik si edhe Evropën qendrore.
Diskutime rreth kësaj post