Faik dhe Shkëlzen Buçi, babë e bir, të dënuar me 50 vjet burg në total nga Apeli i Tiranës për vrasjen e familjares së tyre, Eglantina Buçi, kanë kundërshtuar sot kundërshtojnë dënimin në Gjykatën e Lartë.
Babai dhe vëllai i vajzës së vrarë prej tyre në vitin 2012 e më pas groposur në Malin e Gropa, kërkojnë anulimin e dënimit, duke pretenduar pafajësi.
Kujtojmë se dënimi me nga 25 vite burg për Faik e Shkëlzen Buçin, mori formë të prerë në Apel në nëntor të vitit të kaluar.
Vrasja e 23-vjeçares, Eglantina Buçi, u zbardh në vitin 2020, 8 vjet pas krimit, pas dëshmisë së një bashkëpunëtori të drejtësisë.
Sipas hetimit, për shkak të largimit nga shtëpia pas një konflikti, e reja u mor në makinë nga vëllai i saj dhe me kërkesë të të atit u ekzekutua, si edhe iu fsheh trupi.
Diskutime rreth kësaj post