Kandidati i PS për Bashkinë e Tiranës, Erion Veliaj, ka ushtruar të drejtën e tij për të votuar në qendrën që i takon në Tiranë, ai ka qenë i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa.
“Jam në dijeni të faktit se kemi pasur disa avari, nuk do thoja dramatike, po për KQZ ka qenë e pamundur të detektojë identifkimin elektronk, më vjen mirë që ka një fvendimmrrje. gjithmonë duhet të prevalojë e drejta e qytetarëve për të votuar apo teknologjisë kokfortë. Ftesa për të gjithë që janë dekurajuar të rikthehen në qendrat e votimit, e rëndësishme të votojmë për të ardhmen e fëmijëve tanë. Falenderoj të pesë kandidatët dhe gara tani mbarojmë dhe rikthehemi në Tiranë si qytetarë që duam më të mirën e qytetit dhe familjeve tona”, tha ai.
Diskutime rreth kësaj post